top of page

ART
Flamingot dhe zanati i të kërkuarit heronj me porosi! Nga Eda Zari
Unhappy the land that is in need of heroes." A reflection on the illusion of "activism on demand", the hypocrisy of digital shaming, and why true civic courage means defending the common good our rivers, our air, and our dignity not just when the fire reaches our own backyard.

Eda Zari
Jul 297 min read


Fyejt e Gramshit në “Uliksin e ri” të Hollywood-it! Një meditim mbi zërin baritor, kinemanë dhe kujtesën tonë dëgjimore. Nga Eda Zari
Nga errësira e "Kinema Republikës" dhe kujtimi monumental i Bekim Fehmiut, te labirinti psikologjik 70mm i Christopher Nolan-it. Një udhëtim emocional dhe muzikologjik që zbulon se si një melodi pastorale – me gjithatë gjasë, fryma arkaike dhe polifonike e fyejve të Gramshit – përfundoi në minutën e pestë të një megaprodhimi të Hollywood-it, duke u kthyer në të vetmen oazë humanizmi. Një meditim mbi kujtesën tonë dëgjimore, kinematografinë fizike dhe paradoksine folklorit në

Eda Zari
Jul 178 min read


Kosova jashtë Eurovizionit: "Doganat"e Gjenevës. Nga Eda Zari
Eurovizioni pa flamurin e Kosovës. Paradoksi Teknik, Kolonializmi Estetik dhe Gjeopolitika në EBU.

Eda Zari
Feb 1113 min read


Sheshi Skënderbej: Kujtesa e videoklipeve të viteve 90´ dhe paradoksi i ulëseve bosh!
Skanderbeg Square: 90s video clip memory versus the paradox of empty benches.

Eda Zari
Nov 5, 20256 min read


Arti i të kërkuarit falje! Kur Umberto Eco "argëtoheshe"... Nga Eda Zari
Kur Umberto Eco "argëtoheshe" me inflacionin e vonuar tët´ kërkuarit falje. Jo çdokush mund të vëzhgojë mprehtazi, të tematizojë apo të shkruaj rreth shenjave të absurditetit të shoqërisë, politikës dhe kulturës më mirë se Umberto Eco. Sot - në motin që po përjetojmë, duket sikur Eco na thërret nga - Përtej - për t´na kujtuar ca sende që do vazhdojnë të kenë pasoja për shoqërinë tonë. Eco na servir në tabaka trushpëlarjen, budallepsjen e tepruar që ka pësuar njeriu, artificia

Eda Zari
Mar 4, 20223 min read


"Një mesh për paqen" në kujtim të viktimave të luftës në Kosovë! Nga Eda Zari
Kur i huaji kuron plagën tonë me tingull! "Një mesh për paqen" në kujtim të viktimave të luftës në Kosovë! Karl Jenkins, një kompozitor nga Wales, kompozoi gjatë kohës së qiametit, tmerrit dhe ngjarjeve tragjike të terrorit në Kosovë - "Njeriu me armë - Një meshë për paqen"! Premiera e kësaj shfaqeje u dha në vitin 2000, në homazh të viktimave të luftës në Kosovë. Ndër shekuj tema e luftës ka preokupuar shumë kompozitor dhe artistë ndër breza. Me patjeter që dhe ne kemi këngë

Eda Zari
Aug 1, 20213 min read


Dielli lind sërisht me Hemingway Jazz Fest - Edicioni i 8´të.
Në korrikun e vitit 2014 vëllezërit e "Hemingway Fun Club Tirana" - Rudi, Blendi dhe Altini - me një "celulë" miq të ngushtë (njëra prej tyre dhe unë), zhvilluam idenë për realizimin e një ngjarje kulturore muzikale modeste me synimin e daljes jashtë katër mureve të sallave koncertante, duke ndërtuar - podiumin e vendgjarjes në qiell të hapur, në rrugicën e një lagjeje tiranase. Nevoja për të promovuar skenën e muzikës xhaz në Tiranë, ndihej gjithëhera në shqetësimet dhe bise

Eda Zari
Jul 17, 20213 min read


"Qan lulja për lulen", bukuria e poliritmit! Eda Zari
Përtej këngëve përmetare, kabave, lamentimeve e këngëvalleve të lojtura nga mjeshtërit e sentimentit të lartë artistik - Remzi e Myslym Lela, kam përjetuar prej tyre gjithëaq dhe kumbimin e këngëve - divani - ato të "sevdasë", dyzenit - qejfit të ahengut qytetar të shqipërisë së mesme, me autorë usta Isuf Myzyrin, apo krijuesve si Muharrem Gurra etj. Sëkëndjemi parë, ky repertor luajti një rol të rëndësishëm në formimin tim muzikor. Myslymi përpos këngëve dalë nga magje e tij

Eda Zari
Jun 5, 20213 min read


CAPRICCIO – PORADECI, HEINE DHE TINGULLI. Nga Eda Zari
Muzika e më pas fjala apo fjala e më pas muzika…? Ashtu si njerëzit, muzika ka dy anë: mendjen dhe shpirtin. Ky i fundit e shpie muzikën të shprehë atë për të cilën fjalët nuk janë të mjaftueshme. Mirëpo, nuk mund të mohohet se filozofët, poetët dhe muzikthurësit priren dhe marrin shkas nga ideologjitë e njëri-tjetrit për të përsosur qoftë tingullin e mendimit apo mendimin e tingullit! Ca e ngatërruar kjo e fundit? Pak kohë para Koronës, ndodhesha e ftuar tek kolegët në një k

Eda Zari
Apr 23, 202111 min read


Gruaja në muzikë – “a guilty pleasure”?
Përgjatë një palo viti pandemik, përmes koncerteve online, realizuar në filarmoni e salla boshe (ndjekur nga një publik virtual), është “festuar” 250 vjetori i lindjes së Beethoven-it. Jemi në ditët e fundit të dhjetorit dhe ky festivitet zgjat ende duke marrë shkas prej ditës jubilare të pagëzimit (jo të lindjes) të kompozitorit në Bon, më 17 dhjetor 1770. Këto aktivitete, eklipsojnë madje koncertet e festave të shenjta të Krishtlindjeve: këtë herë as Telekom-i nuk përmbahet

Eda Zari
Dec 27, 20207 min read


Letër nga redaksia
Hermann Hesse Në Shqip: Eda Zari Shënim: "Partner in crime" - paçka se në distancë! Përmes poezive "Letër nga redaksia", - Hermann Hesse...

Eda Zari
Aug 18, 20202 min read


Ennio Morricone - Me vdekje, vdekjen shkeli…
....dhe përjetësisht muzikën kësaj bote i fali! Ishte 18 shkurti i vitit 2016. Lanxess Arena- Këln. E quaja veten me fat atë natë por sot ca më shumë! Gati 10.000 frymë - në parket, tribuna, galeri dhe lozha, prisnin pezull legjendën që mbërriti në skenë - pa bori trumbetuese, tellall moderatori apo efekte a la “Pop Star“! Maestro afrohet në meskenë me hapa modest, të urtë por të kujdesshëm. Teksa ngjitet në podiu-min e dirigjentit, në skenën gjigande (pa mure ledesh që të ça

Eda Zari
Jul 14, 20209 min read


"Vocalise" - Kur flasim pa fjalë. Eda Zari
Me “Vocalise“ Op.34, No.14, Sergei Rachmaninow shkroi një “këngë“ pa tekst, mbështetur vetëm në potencialin e zërit këndonjës. Kjo vepër rri në një regjistër - pjerrak do thoja për shumicën e instrumenteve - siç është violonçeli. Sa herë dëgjoj versionin e kënduar nga Anna Moffa, më nevoitet ta kthej vinylin për t´i falur vetes pambarimisht një - encore! “Përse nevoiten fjalët, teksa zëri këndonjës mund të shprehi gjithçka më mirë dhe shumë më tepër sesa dikush mund t´a shp

Eda Zari
Jun 28, 20202 min read


KUJTESA JONË MUZIKORE DHE UMBERTO ECO - Eda Zari
Si i përgjigjemi Umberto Eco’s kur na trazon me pyetjen: “Ç’farë na shkakton kujtesa muzikore?” “Brendazi muzikës, Zoti u la njerëzve kujtimet e parajsës së humbur.” Hildegard von Bingen Mjafton të dëgjojmë vetëm disa tinguj, tone, dy masa melodi – dhe përnjëmend e gjejmë veten duke udhëtuar në Saudadi’n[1] e t’kaluarës sonë. Por, pse është pikërisht muzika ajo që rikëndell më fort kujtimet tona? Në vitin 2004 Umberto Eco botoi romanin me titull “Flaka Misterioze e Mbretëre

Eda Zari
Jun 27, 20209 min read


Nga Eda Zari:"Dita Ndërkombëtare e xhazit në shtëpi!"
International Jazz Day at home. Dita Ndërkombëtare e xhazit në kushte pandemie #covi19. Autor Eda Zari

Eda Zari
Apr 30, 20203 min read


Nga Eda Zari: Këngëlutje
Këngëlutja kundër murtajës - dje. Këngëshpëtimi kundër "Vetmia-korona" dhe frikës sot! Lobgesang in der #covid19 Zeiten.

Eda Zari
Mar 16, 20205 min read


Nga Eda Zari: ARS LONGA: BEAT-HOVENI TAKOHET ME JAZZ-IN
Ludvig van Beethoven meets Jazz & Song Improvisation! Beethoven 250 Birthday! Miles David, Bill Evans, John Coltrane!

Eda Zari
Jan 9, 20207 min read


Xhazi ne Liturgji
Soli Deo Gloria” a la John Coltrane Potenciali liturgjik i muzikës xhaz dhe paragjykimi i muzikës xhaz në terrenin kult Psalmi 150, 3-6: Lëvdojeni me tingullin e burive, lëvdojeni me tingullin e harpës dhe me qeste. Lëvdojeni me dajre dhe me valle, lëvdojeni me vegla me tela dhe me frymë. Lëvdojeni me cembale tingëlluese, lëvdojeni me cembale kumbuese. Çdo gjë që merr frymë le të lëvdojë Zotin. Aleluja. Komunikimi midis Perëndisë dhe njerëzve në rrjedhën biblike paraqitet vaz

Eda Zari
Jan 5, 20187 min read
bottom of page